16-vjeçarja në Lezhë vdes pasi ra në kontakt me kabllot elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Lezhë.

Në fshatin Zejmen një 16-vjeçare vdiq pasi ra në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura.

Ajo ka qenë duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, më pas ka rënë në kontakt me energjinë elektrike e për pasojë humbi jetën. /tch