Rama: Për herë të parë në kryeqytet ofrohen shërbime falas te logopedi dhe psikologu për fëmijët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në profilin e tij Facebook më moton “Prishtina përtej burokracisë”, ku shpreh mbështetje për shërbime falas te logopedi dhe psikologu për të gjithë fëmijët në kryeqytet.

I pari i Prishtinës thotë se kjo iniciativë është ndërmarrë për herë të parë në kryeqytet.

“Nëse fëmija yt ka vështirësi në të folur, shërbimet e logopedit dhe psikologut janë falas për të gjithë. Shërbimet i zgjidhni ju se ku dëshironi me i marrë, në Qendrat Mjekësore ose në shtëpi. Prishtina përtej burokracisë”, ka thënë Rama. /Zëri