“S’ka më hamendje a me dalë me ecë”, Përparim Rama thotë se cilësia ajrit do të matet në kohë reale
Prishtina, sipas kryetarit Përparim Rama, po prinë në rajon për digjitalizim.
Me anë të një videoje, kreu i kryeqytetit ka bërë të ditur se ciësia e ajrit në Prishtinë po matet në kohë reale.
“A me dalë sot me ecë? A thu a ka me qenë ajri i pastër? S’ka më nevojë për përgjigje me hamendje. Tash, ajri matet në kohë reale”, ka thënë Rama.
Rama ka thënë se “Prishtina po monitoron ndotjen e ajrit në hapësira publike dhe klasa shkollore, përmes sensorëve të mençur”
“Prishtina, përtej ajrit të ndotur”, ka thënë Rama.