Lufta në Gaza: 700 ditë pengje të Hamasit, të afërmit nuk humbasin shpresën

Pengjet kanë qenë në duart e Hamasit për 700 ditë dhe dëshpërimi i familjarëve të tyre rritet. Po kështu rritet edhe zemërimi ndaj qeverisë, e cila vazhdon të dërgojë ushtarë në Gaza.

Dyzet e tetë pengje mbahen ende nga organizata terroriste Hamas në Gaza. Më shumë se gjysma e tyre besohet të jenë të vdekur. Megjithatë, sipas anëtarëve të familjeve të tyre, rreth njëzet pengje mund të shpëtoheshin. Por pas 700 ditësh robërie, shpresa po venitet, thonë ata.

“Sot shënon 700 ditë që kur u rrëmbyen.” “700 ditë janë shumë. Çdo ditë ka rëndësi,” thanë familjet në një deklaratë.

Në vend që të shtrojë tryezën për Shabatin, Kryeministri Netanyahu duhet të ulet në tryezën e negociatave sot, Shabatin e 102-të që nga rrëmbimi i tyre, kërkon Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve. /abcnews