Identifikohet çifti britanik që humbi jetën në aksidentin e Lisbonës
Një çift britanik i vrarë në Lisbonë pasi një tramvaj doli nga shinat të mërkurën janë identifikuar si Kayleigh Smith dhe Ëilliam Nelson.
Smith, 36 vjeç, dhe Nelson, 44 vjeç, vdiqën së bashku me 14 persona të tjerë pasi “Elevador da Glória” u përplas në një ndërtesë.
Smith, nga Macclesfield në Cheshire, u diplomua në Shkollën e Teatrit Arden në Mançester, ku Nelson punonte si regjisor teatri. Identiteti i viktimës së tretë britanike ende nuk është zbuluar nga autoritetet, shkruan The Guardian, transmeton klankosova.
Aksidenti, i përshkruar nga kryeministri i Portugalisë, Luís Montenegro, si “një nga tragjeditë më të mëdha në historinë tonë të kohëve të fundit”, la gjithashtu 21 persona të plagosur, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.