Homazhet në Milano për Giorgio Armanin, qindra qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën ikonës së modës
Që në orët e para të mëngjesit qytetarë të shumtë janë mbledhur në Milano për t’i bërë nderimet e fundit ikonës së modës, Giorgio Armani. Armani u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare më datë 4 shtator.
Homazhet do të mbahet sot dhe nesër, në Teatrin Armani. Qindra qytetarë që në orët e para të mëngjesit, kanë krijuar radhë të gjatë në pritje për t’i dhënë lamtumirën e fundit stilistit ikonë të modës.
Dy hyrje janë organizuar; njëra për punonjësit e shtëpisë së famshme Armani dhe tjetra për publikun e gjerë që ka ardhur të nderojë një prej figurave më të mëdha të stilit italian.
Ndër figurat që kanë bërë homazhe për ikonën e stilit dhe modës, ishin kryebashkiaku i Milanos, Beppe Sala, presidenti i Stellantis, John Elkann me bashkëshorten Lavinia, si dhe përfaqësues të botës së sportit si Gianni Petrucci dhe trajneri i Olimpia Milano, Gianni Messina.
Milano, kryeqyteti i modës, sot hesht përpara madhështisë së një legjende. Giorgio Armani, i njohur ndryshe si “Mbreti George”, la një trashëgimi që tejkalon pasarelat. /abcnews