Prangoset pronari i një barnatoreje në kryeqytet, i dha ryshfet prej 100 eurove inspektorit farmaceutik

Policia përmes njoftimit ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person (pronar një barnatoreje në kryeqytet).

Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti dyshohet se i dha ryshfet prej 100 eurove inspektorit farmaceutikm raporton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pronar i një barnatore pasi që, i njëjti i ka dhënë ryshfet 100 euro inspektorit farmaceutik. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.