Një burrë në Pejë kërcënon ish-gruan e tij përmes rrjeteve sociale
Një grua shtetase e Shqipërisë, ka raportuar në polici se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj, shtetas kosovar, përmes rrjeteve sociale.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se kanosja ka qenë verbalisht, raporton Zeri.info.
“I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati, përderisa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.