Tirana, Elbasani dhe Korça me ajrin më të ndotur në Shqipëri
Raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregon se ajri urban në qytetet e monitoruara gjatë vitit 2024 ka cilësi të dobët. Ndotësit kryesorë janë grimcat e pluhurit me diametër 10 dhe 2.5 mikron (PM10 dhe PM2.5), me Tirana, Korçën dhe Elbasanin si qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes.
Në Tiranë dhe Elbasan, burimi kryesor i këtyre grimcave lidhet me trafikun dhe ndërtimet, ndërsa në Korçë ndotja vjen kryesisht nga ngrohja me dru gjatë dimrit. Në Elbasan, gjatë janar–maj 2024, grimcat PM2.5 tejkaluan normën mesatare me 20%, kryesisht për shkak të përpunimit të metaleve.
Përveç grimcave, problematikë paraqesin edhe dioksidi i squfurit (SO2) dhe dioksidi i azotit (NO2), të lidhur me trafikun dhe cilësinë e karburanteve. Në Tiranë, niveli i SO2 tejkaloi normën ditore me rreth 60%, ndërsa NO2 ishte pranë limitit vjetor, veçanërisht në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.n