Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajtoi 54 raste gjatë një jave

Gjatë periudhës 29 gusht deri më 5 shtator 2025, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mbrojtësit e viktimave në nivel të Republikës së Kosovës kanë trajtuar gjithsej 54 raste të reja.

Sipas njoftimit, rastet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale.

"50 raste dhunë në familje, 1 rast vrasjeje; 1 rast sulm seksual, 1 rast vrasje në tentativë, 1 rast, shkelje e KUM-it, 8 kërkesa për urdhër mbrojtjeje (KUM) të parashtruara në gjykatë, 11 kërkesa për urdhër mbrojtje emergjente (KUME), 1 kërkesë për vazhdim të UM nga pala, 3 kërkesa për ndërprerje të UM nga pala, 19 aktvendime të aprovuara; 1 aktvendime të refuzuara, 72 seanca gjyqësore,16 seanca në prokurori, 62 këshilla juridike, 10 aktgjykime dënuese, 2 aktgjykime lirues, 5 vendime për kompensimin e viktimave, 1 refuzim i kërkesës për kompensim, 1 kërkesë për kompensim nga fondi për viktima, 1 përfaqësim i rastit në polici, 3 përfaqësime të rastit në strehimore, 6 referime të rastit në QPS", thuhet në njoftim.