Qytetari nga Klina dorëzon në Polici kuletën e gjetur me 1 mijë e 870 euro në të

Më 04.09.2025, në Stacionin Policor Klinë, është paraqitur qytetari Ilir Tunaj, i cili në parkingun e një marketi në Klinë e kishte gjetur një çantë, në të cilën kishte një kuletë dhe në kuletë kishte të holla prej njëmijë e tetëqind e shtatëdhjetë (1870) eurove.

Përmes njoftimit, Policia ka bërë të ditur se ka identifikuar dhe ka kontaktuar personin, të cilit i kishte humbur kuleta, e njëjta është ftuar në Stacionin Policor Klinë dhe nga zyrtarët policorë i ka kthyer kuleta së bashku me të holla, raporton Zeri.info.

Policia e Kosovës më këtë rast falënderon qytetarin për veprimin dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.