Arrestohet një person në Prishtinë për dhunë në familje

Një person është arrestuar nga policia në Prishtinë, pasi kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një femre.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:35, në Prishtinë, raporton Zeri.info.

“Prishtinë / 04.09.2025 – 18:35. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.