Zbulohet vendi i mundshëm në të cilin Taylor Swift dhe Travis Kelce do të martohen
Taylor Swift dhe Travis Kelce mund të kurorëzohen në Rhode Island, sipas një burimi për Page Six.
Ndërsa disa media kanë raportuar se çifti nuk ka ndonjë nxitim për martesë, sipas burimit të Page Six, ata priten të martohen verën e ardhshme në Rhode Island, derisa “artistja ka dëshirë të bëhet nënë sa më shpejt”.
Edhe pse një martesë kaq e profilit të lartë mund të shkaktojë pakënaqësi te vendasit (siç ndodhi me martesën e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia), guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, është entuziast për mundësinë që çifti ta zgjedhë shtetin e tij për dasmën.
“Rhode Island ka disa nga vendet më të mira për dasma në botë, po e them”, shkroi McKee në një shpërndarje të lajmit për dasmën e çiftit në rrjetet sociale javën e kaluar.
Ndërkohë, vila e Swift në zonën Watch Hill të qytetit Westerly është duke u rinovuar me një investim prej 1.7 milionë dollarësh, sipas një lejeje ndërtimi të siguruar nga gazeta Providence Journal.
Ndryshimet që po bëhen në rezidencën e Taylor Swift përfshijnë ndërtimin e një krahu të ri që do të ketë një dhomë gjumi me përmasa rreth 4 me 7 metra, më shumë banjo, si dhe një përmirësim të kuzhinës ekzistuese.
Swift e bleu shtëpinë në vitin 2013 për 17.5 milionë dollarë dhe ajo tashmë përfshin tetë dhoma gjumi, dhjetë banja dhe ndodhet në një truall prej rreth 21,160 metrash katrorë me kopshte dhe një pishinë.