Aktorja Zoe Kravitz dhe Harry Styles janë parë sërish bashkë, kësaj here në New York

Harry Styles dhe Zoë Kravitz u panë duke u mbajtur për dore gjatë një shëtitjeje në Brooklyn, New York, të mërkurën, mes thashethemeve se janë thjesht miq.

Aktorja e filmit The Batman, 36 vjeç, dhe ish-anëtari i grupit One Direction, 31 vjeç, u panë shumë të afërt teksa shijonin një shëtitje pasditeje së bashku, në kohën kur po qarkullojnë thashetheme për një lidhje romantike mes tyre.

Harry, i veshur me xhaketën e tij të preferuar blu, u pa duke e shikuar dhe duke buzëqeshur drejt aktores, e cila ishte veshur në mënyrë të thjeshtë, ndërsa ecnin së bashku përgjatë trotuarit.

Kjo dalje publike vjen një javë pasi ata u fotografuan në një shëtitje të ngjashme në Romë, e cila pasoi një mbrëmje romantike në Londër.

Megjithëse të dy dukeshin shumë si një çift gjatë daljes së tyre të fundit, një burim për TMZ ka treguar se marrëdhënia mes tyre është më shumë si një “lidhje jo formale, ku përfshihej intimiteti pa angazhim emocional”.

Sipas burimit, ata thjesht po e kalojnë mirë së bashku dhe nuk janë në asnjë mënyrë në një lidhje ekskluzive.

Çifti u fotografua javën e kaluar duke shijuar një shëtitje romantike në Itali, ku u panë duke ecur krah për krah, të përqafuar.

Por burime të tjera pretendojnë se ata kanë qenë bashkë që gati një javë më herët, pasi janë parë nga kalimtarët në restorantin Rita’s Bistro në Soho, Londër. /telegrafi