FSK-ja, pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 25”

Me ftesën e ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës me një kontingjent u është bashkuar ushtrive partnere të SHBA-së.

FSK-ja iu bashkua ushtrisë së SHBA-së në ushtrimin fushor “Saber Junction 25” në Hohenfels të Republikës së Gjermanisë.

“Ushtrimi është i dizajnuar që të testoi dhe vlerësoi gatishmërinë e njësive luftarake të ekipeve luftarake të Brigadës së Këmbësorisë dhe njësive tjera si pjesë e rotacionit për misionin e KFOR-it në Kosovë. Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë me një Kompani të Këmbësorisë dhe një skuadër të Materieve të Rrezikshme ( CBRN) me qëllim demonstrimin e profesionalizimit dhe ndërveprueshmërinë me vendet partnere”, thuhet në njoftimin e FSK-së.