PDK-ja në zgjedhjet lokale garon me numrin 191

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke bërë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe për kuvende komunale.

Sipas këtij shorti, në zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të garojë me numrin 191.