Arrestohet pjesëtari i Njësisë Speciale, dyshohet për keqpërdorim të pozitës

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se të enjten është arrestuar një zyrtar policor me detyrë në Njësinë Speciale Operative.

Sipas IPK-së, ai dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe se ka mbajtur armë pa leje, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se po ashtu është kryer bastisje në objektin e banimin në Vushtrri, ku jeton i dyshuari.

“IPK-ja në interes të hetimit dhe bazuar në autorizimet ligjore i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e të njëjtit.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim. /Zëri