Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotime për zgjedhjet lokale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike të certifikuara në fletëvotimet e zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se subjektet politike janë njoftuar për këtë aktivitet.
“Tërheqja e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotime është një proces i hapur, duke garantuar transparencë e plotë dhe trajtim i barabartë i të gjitha subjekteve politike”, tha Elezi për RTKlive.
Fushata zgjedhore për subjektet politike do të fillojë më 13 shtator dhe do të përfundojë pak para hapjes së qendrave të votimit, në orën 06:59 të datës 12 tetor.