Zvicër – Kosovë, po vazhdon shitja e biletave për tifozët Dardanë

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026 kundër Zvicrës, më 5 shtator, në stadiumin “St. Jakob Park” të Baselit.

Ky duel konsiderohet sfida më e rëndësishme e fillimit të ciklit, me Dardanët që synojnë të nisin me rezultat pozitiv përballë një kundërshtari me përvojë të madhe ndërkombëtare.

Historikisht, përballjet e Kosovës në Zvicër kanë pasur një atmosferë të jashtëzakonshme, pasi stadiumi është mbushur deri në 80 për qind nga tifozët shqiptarë që jetojnë atje.

 

Edhe kësaj here pritet që diaspora të jetë forca shtesë e Kombëtares, duke krijuar një mjedis ku Kosova do të ndihet si në shtëpi.

FFK ka njoftuar se po vazhdon shitja e biletave për tifozët Dardanë dhe ato mund të blihet KËTU.