Zjarr afër lumit Lepenc në magjistralen Kaçanik–Ferizaj

Të mërkurën ka shpërthyer një zjarr në magjistralen Kaçanik–Ferizaj, afër lumit Lepenc.

Sipas Policisë së Kosovës, janë djegur disa goma.

Zëdhënësi i policisë Kanun Veseli njoftoi se, në momentin kur policia arriti në vendin e ngjarjes, zjarrfikësit tashmë po e shuanin zjarrin.

“Gjatë kontrollit nuk është hasur ndonjë pronar i tokës, dhe nga patrullimi përreth është konstatuar se nuk ka kamera sigurie në atë lokacion”, ka thënë Veseli.