Kurti del nga salla pas përfundimit të seancës gjyqësore
Pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit, të akuzuar për kanosje ndaj tij, kryeministri në detyrë Albin Kurti është larguar nga salla e gjykatës.
Seanca u zhvillua nën masa sigurie, ndërsa të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë.
Kurti nuk dha ndonjë deklaratë për media pas daljes nga salla.