Kurti nuk tregon nëse do ta propozojë mandatarin
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka pranuar të përgjigjet nëse do t’i propozojnë mandatarin për kryeministër te Presidentja dhe nëse ka filluar përgatitjet për formimin e qeverisë së re.
Ai tha se këto tema diskutohen në Prishtinë, pasi në Suharekë janë për fillimin e punimeve të stadiumit të ri.
“Ato janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato. Këtu jemi për investimin 11 milionë euro për stadiumin e futbollit në Suharekë”, tha Kurti.
Këto deklarata ai i bëri në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë. /eo