“Është si një ëndërr për mua dhe familjen time”, fjalët e para të Edon Zhegrovës si lojtar i Juventusit
Edon Zhegrova thotë se është “një ëndërr” të veshë fanellën e Juventusit pas transferimit nga Lille, duke besuar se mund të fitojnë tituj me cilësinë që ka ekipi.
Lojtari i Kosovës ishte lidhur me një transferim në Torino për disa javë, por kjo mund të përfundonte vetëm pasi Nico Gonzalez të kishte shkuar te Atlético Madrid, në huazim me mundësi blerjeje.
Një deklaratë zyrtare konfirmon se Juventusi pagoi 14.3 milionë euro te Lille, të pagueshme në katër këste, plus 1.2 milionë euro në bonuse, ndërsa ekziston gjithashtu një bonus shtesë prej 3 milionë eurosh bonuse të lidhura me performancën.“Është si një ëndërr për mua, një moment i mrekullueshëm për mua dhe familjen time. Ndihem i nderuar që e vesh këtë fanellë dhe do ta vesh me shumë krenari. Do t’i jap më të mirën këtij ekipi”, deklaroi Zhegrova për faqen zyrtare të Juventusit.
Ai u pyet të prezantohej para tifozëve të Bianconerëve dhe të shpjegonte se çfarë do t’i sjellë skuadrës së Igor Tudor këtë sezon.“Pozicioni im i preferuar është sulmuesi i krahut të djathtë. Stili im i lojës është driblimi, shënimi i golave, asistimet, ndihma ndaj ekipit tim me cilësinë time”, nënvizoi djaloshi nga Prishtina.