Edon Zhegrova edhe zyrtarisht është i Juventusit

Tashmë është zyrtare. Edon Zhegrova është lojtar i ri i gjigantit italian, Juventus.

Ylli kosovar pasi kreu testet mjekësore, ka firmosur kontratë deri në qershorin e vitit 2030 me torinezët.

Zhegrova iu bashkua ‘Zonjës së Vjetër’ nga Lille për shifrën 20 milionë euro.

Kujtojmë se sulmuesi dardan, shfaqi formë të lartë sezonin e kaluar tek Lille, duke ndezur interesimin e disa klubeve të mëdha evropiane.

Juve ia doli që ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë, të transferojë Zhegrovën.