Juventusi publikon foto të Zhegrovës duke kryer testet mjekësore

Edon Zhegrova ndodhet në Torino ku po kryen testet mjekësore te Juventusi.

Anësori kosovar do të zyrtarizohet sot para orës 20:00 nga Juventusi, kur edhe mbyllet afati kalimtar veror.

Gjiganti italian ka publikuar foto të Zhegrovës nga J Medicial, ku sulmuesi kosovar po kryen testet mjekësore.

Përveç Zhegrovës, Juventusi është përforcuar në sulm edhe me Lois Opendan nga RB Leipzig.

Calciomercato ka raportuar se marrëveshja totale e transferimit të Zhegrovës është 12 milionë euro plus tre të tjera bonuse për Lille, derisa klubi francez do të fitojë edhe një përqindje nga shitja e ardhshme. /Telegrafi