Canaj: Nëse Lista Serbe futet në garë për zgjedhjet në Mitrovicë të Veriut, kthehemi në pikën zero

Ish-ambasadori i Kosovës, Blerim Canaj, ka deklaruar se pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut do të përbënte një hap prapa për zhvillimet politike dhe institucionale në atë pjesë të vendit.

Canaj u shpreh se nëse Lista Serbe hyn në garë dhe siguron mbështetjen e komunitetit serb, atëherë do të krijohet një realitet i ri politik, që sfidon arritjet e deritashme të sovranitetit të Kosovës në veri.

“Nëse Lista Serbe futet në garë në Mitrovicën e Veriut, ne kthehemi në pikën zero. Do të kemi një realitet tjetër. Nëse merr pjesë komuniteti serb dhe fiton Lista Serbe, atëherë a po i bie se ne edhe para se të vijë Albin Kurti kemi pasur sovranitet?”, u shpreh Canaj në Klan Kosova.