Kosova humb dy lojtarë ndaj Zvicrës, njëri nga ta Zhegrova

Kombëtarja e Kosovës ka filluar grumbullimin për dy ndeshjet e muajit shtator.

Dy sfidat e shtatorit për Dardanët janë ndaj Zvicrës më 5 shtator dhe tri ditë më vonë ndaj Suedisë në shtëpi.

Menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, në fillim të konferencës ka bërë të ditur se nga lista që është publikuar fillimisht mungojnë dy emra.

Mbrojtësi i djathtë Florent Hadergjonaj mungon shkaku i një lëndimi.

Ndërkohë mungesë edhe më e madhe se e Hadergjonajt është Edon Zhegrova.

Shala ka thënë se pasi trajneri ka biseduar me Zhegrovën është vendosur që ai mos të vijë në këtë grumbullim, duke marrë parasysh angazhimin e tij ku po e përfundon transferimin te Juventusi.