Vetura godet një këmbësor te “Rruga C” në Prishtinë [foto]
Një person është goditur nga një veturë sot në kryeqytet.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30 në “Rrugën C”.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në ‘Rrugën C’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Pllana për telegrafin.
Ai ka bërë të ditur se me rastin po merret Njësia e Trafikut në kryeqytet.