Llapi pret Dritën në ndeshjen e fundit të xhiros së tretë
Llapi dhe Drita do ta zhvillojnë duelin e fundit të xhiros së tretë në Albi Mall Superligë.
Kjo ndeshje u shty për të hënën për shkak të angazhimeve evropiane të kampionit të Kosovës.
Llapi e ka nisur keq kampionatin, pasi në dy ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë dhe kërkon këndelljen.
Në anën tjetër, edhe kampioni i Kosovës Drita nuk ka kaluar mirë në një ndeshje të luajtur, duke pësuar humbje.
Si Llapi, ashtu edhe Drita kërkojnë fitoren e parë në kampionat në sfidën që fillon nga ora 16:30 në stadiumin "Zahir Pajaziti" në Podujevë. /Telegrafi