Dy gola ndaj Zlin, Albion Rrahmani shpallet lojtari i ndeshjes

Sparta Praga mori fitore me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Zlin në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit çek.

Vendimtar në këtë takim për vendasit ishte sulmuesi kosovar Albion Rrahmani, i cili shkëlqeu me dy gola të realizuar.

Rrahmani realizoi fillimisht në minutën e 31-të për t’i dhënë epërsinë Spartës prej 1-0, para se të realizonte golin e tij të dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij në minutën e 59-të të ndeshjes.

Për paraqitjen e tij spektakolare në këtë sfidë, Rrahmani u vlerësua me notën 9.9 nga Sofascore si lojtari më i mirë i ndeshjes.

Përveç dy golave të realizuar, Rrahmani pati tri driblime të kompletuara, 20 pasime të sakta, dy prej të cilave ishin pasime kyçe.

Ai gjithashtu fitoi pesë duele në fushë, teksa ishte tejet i angazhuar edhe në fazën defanzive.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura deri më tani në kampionat, Rrahmani ka pesë gola të realizuar, duke konfirmuar formën e zjarrtë nëpër të cilën po kalon./Telegrafi