Ai nuk ndalet dhe tifozëve të Sparta Pragës po ju sjell vetëm gëzime, goli i dytë i Albion Rrahmanit ishte spektakolar

Albion Rrahmani vazhdon të shkëlqejë me fanellën e Sparta Pragës, pasi sot ndaj Zlin ka arritur të shënojë dy gola.

Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën e 59-të, duke shfrytëzuar një pasim të shkëlqyer para zonës dhe duke gjuajtur në qoshen e poshtme të majtë, në stilin e tij karakteristik.

Ky ishte goli i dytë i Rrahmanit në këtë takim, ndërsa trajneri vendosi ta zëvendësojë në minutën e 80-të, duke i dhënë pushim pas paraqitjes mbresëlënëse.

Me këtë gol, Rrahmani vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç të Sparta Pragës këtë sezon.

Për 25-vjeçarin, ky ishte goli i tetë në 13 ndeshje këtë sezon me fanellën e Sparta Pragës në të gjitha garat.

Ai gjithashtu mbetet pjesë e Kombëtares së Kosovës dhe pritet të kontribuojë në ndeshjet e radhës ndaj Zvicrës dhe Suedisë. /Telegrafi