Man City mposhtet në udhëtim te Brightoni
Manchester City është mposhtur nga Brightoni në ndeshjen e xhiros së tretë në Premierligë.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin “
The American Express Community” përfundoi me rezultat 2-1.
Në epëri fillimisht kaloi City përmes golit të Haalandit (34’), kurse golat e skuadrës vendase i shënoi Milner (67’) dhe Gruda (89’).
Me këtë humbje, City mbetet I 12-ti me tre pike, kurse Brightoni i dhjeti me katër sosh. /Zëri