Aksident i rëndë në Peqin, vdesin dy të rinj

Një aksident i rëndë, me dy viktima, ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në hyrje të qytetit të Peqinit, pranë urës së Teqes.

Vetura raportohet të ketë dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Në automjet ndodheshin dy persona, shoferi Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin, raporton A2 CNN.

Të dy të rinjtë u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Elbasanit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundën t’u mbijetonin plagëve të marra dhe ndërruan jetë në spital.