Basha thërret konferencë për media
Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, do të mbajë sot konferencë për media.
Kuvendi ka njoftuar se konferenca do të mbahet prej orës 10:00, ndërsa nuk është bërë e ditur arsyeja apo tema, transmeton Zeri.info.
Ndërsa për sot është parapara të vazhdojë seanca e Kuvendit prej orës 11:00, ku pritet të vazhdohet me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb i cili kishte dështuar të zgjidhet në seancën e kaluar. /Zëri