Deri në një orë e gjysmë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova, kjo është gjendja në pikat e tjera kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), ka bërë të ditur se po vazhdojnë pritjet dhe kolonat në dalje të Kosovës, shkruan Zeri.info.
Sipas përditësimeve të fundit që ka bërë QKMK-ja në ora 08:12, më së shumti pritje e kolonë për të dal nga Kosova ka në pikën kufitare të Merdarit.
Sipas këtyre të dhënave, atje qytetarët po presin deri në një orë e gjysmë për të dal nga Kosova.
Siç bëhet e ditur në përditësimet e fundit, nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje të Kosovës, pritja nuk është më e madhe se pesë minuta.
KËTU mund t’i shikoni në kohë reale përditësimet e fundit nga QKMK-ja. /Zëri