Lushtaku: S’ramë në grackën e Kurtit, e votuam Bashën pasi dhamë fjalën
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka mohuar se kjo parti ka rënë në grackën e Kurit me votimin e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit.
Pavarësisht se thotë që Dimal Bashën nuk e vlerësojnë së figurë kredibile, votën siç ka thënë ai e kanë dhënë për shkak të premtimit.
“Për neve nuk ka qenë asnjëherë serioz dhe kredibil, Dimal Basha, besoj edhe për shumë të tjerë në Vetëvendosje. Ka qenë blof i Kurtit sepse ai ka mendu që ne nuk e votojmë. U çuditëm, por e votuam sepse e kemi dhënë një fjalë. Besoj që në grackën e Kurtit nuk kemi rënë. Kemi hulmutu mirë situatën politike, kemi pasur diskutime të brendshme jashtëzakonisht të gjata dhe sigurisht që ne para PDK-së e kemi Kosovën dhe në këtë pjesë e kemi edhe zhbllokimin politik, që Albi Kuri po shihet që nuk e ka, sepse e ka plani B me mos zgjedhjen e nënkryetarëve të komunitetit serb”, ka thënë ai në Tëvë1.
Lushtaku ka thënë se me votim kanë tejkaluar vetveten për të mirën e vendit.
“Për neve ka qenë i vështirë votimi për këdo nga Vetëvendosja, por kemi treguar jo vetëm në këtë rast por edhe në të tjera, kur është në pyetje Kosova, siguria, ne kemi tejkaluar vetveten tonë për një të mirë më të madhe”, tha deputeti i PDK-së.
Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të martën me 73 vota për. Ai u votua dhe nda shumica e deputetëve të PDK-së, por edhe të AAK-së. Megjithatë, kriza në konstituimin e Kuvendit po vazhdon. Çështja ka ngecur të zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb. Përveç Listës Serbe që ka propozuar Sllavko Simiqin i cili nuk votua as pas tri tentimeve, për këtë pozitë është vetpropozuar edhe Nenad Rashiq i cili ka fituar një ulëse në Kuvend. Por, as ky nuk mori votat e mjaftueshme.
Seanca e radhës do të mbahet të enjten.