Pamfleti skandaloz i Bashës, pretendohet se UÇK-ja u financua nga bandat kriminale dhe paratë e drogës

Një pamflet skandaloz të vitit 2012, me titullin “Globalizimi i Ballkanit Perëndimor: Krimi Transkombëtar, Islami Fundamental dhe Aleancat e Padrejta”, autor i së cilit është Dimal Basha, kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, me një studiuese maqedonase Jana Arsovka, hedh akuza të rënda në drejtim të imazhit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në pamfletin në fjalë, të botuar në revistën ‘Open Edition‘ me qëllim të ngritjes akademike në SHBA, pretendohet se fondet për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës vinin nga trafikantë droge.

“Sipas rasteve të hetuara, fondet për UÇK-në vinin nga shqiptarë të zakonshëm në diasporë, si dhe nga trafikantë droge që vepronin në të gjithë Evropën Perëndimore dhe SHBA-në. Kjo mbështetje nuk kufizohej vetëm në para, por trafikantët e drogës dërgonin gjithashtu njerëz të armatosur për të luftuar përkrah UÇK-së dhe blinin armë në emër të UÇK-së”, thuhet ndër të tjera në pamflet.

Basha dhe autorja maqedonase, e cila në fokus të studimeve ka kriminalitetin shqiptar, pretendohet se një shef i “mafias shqiptare” në Belgjikë iu kishte lënë plumba para dyerve diasporës shqiptare si formë kërcënuese që të jepnin para në formë fondesh për UÇK’në.

“Në Belgjikë, i ashtuquajturi shef i “mafias shqiptare”, V.H., la plumba para dyerve të njerëzve nga diaspora shqiptare si një kujtesë se taksat “vullnetare” që ata duhej të paguanin në mbështetje të qeverisë në hije dhe UÇK-së nuk ishin në të vërtetë “vullnetare”. Mbijetesa e UÇK-së varej nga financimi i siguruar nga banditët patriotë që vepronin përtej kufijve. Të ashtuquajturat taksa vullnetare u dërgoheshin organizatave humanitare si “Vendlindja Thërret”“.

Në një pjesë, Basha e autorja maqedonase citojnë raportin e Dick Martyt, ku thonë se ish-komandantët e UÇK’së që u futën në politikë u përfshinë në botën e krimit.

“Ish-komandantët e UÇK-së shpesh pretendojnë se të gjitha akuzat kundër tyre janë vepër e komploteve të huaja“, thuhet në pamflet.

Basha e përshkruan UÇK’në si “milici nëntokësore”.

“Procesi i radikalizimit të shqiptarëve të Kosovës u pasua pas vitit 1995. Ballkani gjithashtu përjetoi edhe themelimin e milicisë së nëntokës e njohur si Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Pas themelimit të UÇK-së, shqiptarët e Kosovës filluan rebelimin e armatosur kundër autoriteteve serbe (1998-1999)”, kanë shkruar autorët në kapitullin e parë “Shpërbërja e Jugosllavisë”

Jana Arsovka, autorja me nënshtetësi maqedonase, rezulton se si pjesë të doktoraturës, të kryer në Belgjikë, e ka pasur studimin ekrimin e organizuar në Shqipërinë. /Insajderi