Ngacmoi një femër, prangoset një person në Fushë-Kosovë

Policia në Fushë-Kosovë ka arrestuar një të dyshuar, pasi kishte ngacmuar një femër.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 20:38, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Fushë-Kosovë / 26.08.2025 – 20:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri