Emina Çunmulaj viziton Prekazin: Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj është duke qëndruar për vizitë në Kosovë.

Të martën ajo ka vizituar edhe Memorialin përkujtimor të Jasharëve në Prekaz, raporton Zeri.info.

Çunmulaj ka thënë se sakrifica e Jasharëve për lirinë e popullit shqiptar ka peshë të madhe.

“Duke ecur nëpër mjediset e memorialit, ndiej si dhembjen e thellë të humbjes ashtu edhe forcën e palëkundur të rezistencës që jeton këtu. Pavarësisht se sa herë kthehem, përvoja gjithmonë më prek në mënyra të reja - një kujtesë e fuqishme se guximi, uniteti dhe sakrifica janë themelet e lirisë sonë”, shkroi modelja e njohur shqiptare. /Zëri