Riola Xhemaili shpreson ta mposhtë Unitedin në Ligën e Kampionëve
Riola Xhemaili shpreson të shkëlqejë me PSV Eindhoven-in në Ligën e Kampionëve.
Pas golit historik ndaj Finlandës në Euro 2025, 22-vjeçarja shqiptaro-zvicerane është kthyer në një emër të njohur edhe jashtë vendit.
PSV do të përballet këtë të mërkurë me Manchester United në raundin e dytë kualifikues.
Xhemaili, e cila firmosi deri në 2028 me klubin holandez, thotë se skuadra e saj ka cilësi për të befasuar anglezet.
“Dua ta fitojmë ndeshjen,” u shpreh ajo për mediat zvicerane.
Nëse kualifikohen, PSV do të përballet me Hammarby ose Charkiw në finale.
Suksesi do t’u siguronte një vend në raundin e tretë ndaj një gjiganti si Real Madrid.