Edon Zhegrova merr pasaportën e Shqipërisë, i hapet dera e transferimit te Juventusi
Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova është pajisur me pasaportën e Shqipërisë dhe këtë e ka konfirmuar vetë me anë të një ‘story’ në profilin e tij privat në Instagram, duke i rritur kështu mundësitë e një kalimi nga Lille te Juventusi.
Juventusi vazhdon të bëjë presion për Edon Zhegrovën, lojtarin e identifikuar nga menaxhmenti i Bianconerëve për të zënë vendin e Nico Gonzalez nëse argjentinasi do të kalojë për te Atletico Madrid.
Sipas Corriere dello Sport, priten kontakte të mëtejshme midis nesër (e mërkurë) dhe të enjtes, me Zonjën e Vjetër që thuhet se është gati të paraqesë një ofertë zyrtare për klubin francez, duke filluar me një vlerësim prej 20 milionë eurosh.
Megjithatë, një marrëveshje bazë është arritur tashmë me yllin e Kosovës, për një kontratë pesëvjeçare me vlerë rreth 2.5 vjet.
Transferimi i Zhegrovës te Juventusi tashmë ka marrë edhe një lehtësim, pasi ky i fundit është pajisur me pasaportën e shtetit shqiptar.
Është vet Zhegrova, i cili ka publikuar në ‘story’ të rrjetit social Instagram, dekretin e presidentit të shtetit, Bajram Begaj, për t’i dhënë shtetësinë.
Në atë publik, ylli nga Kosova u pa se ishte duke biseduar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet si tifoz i flaktë i Juventusit.
Ndryshe, transferimi i tij tani mund të jetë më i lehtë shkaku i marrëveshjes mes dy federatave, FSHF dhe FIGC, për të mos i njohur më futbollistët shqiptar si ekstra-komunitar, por lojtar jo të huaj.