Nisma s’po merr pjesë në seancë
Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën me zgjedhjen e nënkryetarëve.
Aktualisht është duke u hedhur shorti për zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.
Ndërkohë në seancën e Kuvendit nuk janë të pranishëm tre deputetët e Nismës, të cilët nuk janë rikthyer në sallë pas votimit të Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit, shkruan Zeri.info.
Arsyeja e mospjesëmarrjes në seancë nuk dihet, por duket se lidhet me kryetarin Fatmir Limaj, i cili ishte përfolur si kandidat i mundshëm për kryetar të Kuvendit. /Zëri