Lista Serbe s’heq dorë nga Slavko Simiq për postin e nënkryetarit, thirren për konsultime grupet parlamentare

Igor Simiq nga Lista Serbe edhe në herën e tretë e ka propozuar Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Për votuan Lista Serbe dhe Adem Hoxha.

 

Kundër votuan deputetë të LVV-së dhe deputetët Time Kadrijaj e Lahi Brahimaj.

PDK-ja, Duda Balje e Veton Berisha abstenuan, ndërsa LDK-ja nuk mori pjesë në votim.

“Konstatoj se me 10 vota për, 56 kundër dhe 21 abstenime kandidati Slavko Simiq nuk i merr votat për nënkryetar të Kuvendit”, tha Dimal Basha.

Pas insistimit të Listës Serbe për të mos ndryshuar emrin pas tri dështimeve, grupet parlamentare janë thirrur në konsultim nga kryetari Basha.