Gjenden bimë kanabisi në Kçiq të Madh, ndalohet një i dyshuar në Mitrovicë
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të Gjykatës, kanë realizuar urdhër kontrolli në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë të mbjella Kanabis Sativa.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari M.A., nën dyshimin për veprën penale “Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë një person i dyshuar me iniciale M.A., me dyshim se ka kryer veprën penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’”, thuhet në njoftim.