Emina Çunmulaj mirëpritet nga ish-presidentja Atifete Jahjaga
Modelja dhe humanistja shqiptare, Emina Çunmulaj, ndodhet momentalisht në Kosovë.
Ajo sot (e martë) u mirëprit nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ku nisën një vizitë në zyrat e fondacionit “Jahjaga” dhe në muzeun “Çast”.
Kjo vjen pasi e njëjta ditën e djeshme (e hënë) dhuroi 10 mijë dollarë për “Bibliotekën e Fëmijëve” në Prishtinë.
Postimi i plotë i Jahjagës, pa ndërhyrje:
Ashtu siç kishte premtuar, mikja ime e dashur dhe njëkohësisht Konsulja e Nderit e Shqipërisë në Florida, Emina Cunmulaj, u kthye përsëri në Kosovë, përsëri për gratë tona, për t’i vazhduar punët aty ku i lamë.
Këtë herë, ditën e nisëm me një vizitë në zyret e Fondacionit Jahjaga dhe në muzeun “Çast”.
Vizita në muze asnjëherë nuk dështon të na prekë thellë, përmes çdo fjale dhe çdo artefakti, duke na rikujtuar dhimbjen e së kaluarës dhe forcën e atyre që mbijetuan.
Me Eminan biseduam edhe për projektet e Fondacionit dhe mundësitë e bashkëpunimit, me synimin e përbashkët për të mbështetur të mbijetuarit dhe për të fuqizuar ekonomikisht gratë tona.