Ambasada Gjermane uron Bashën: Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara me formimin e institucioneve

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Dimal Bashën, pasi u zgjodh kryetar i Kuvendit.

Ambasada, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se shpreson që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara ne formimin e institucioneve, transmeton Zeri.info.

“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresoj që Kosova tani të jetë në gjendje të ecë përpara në formimin e institucioneve”, shkruan Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. /Zëri