Abdixhiku: Ky është niveli i tyre, LDK-ja aspiron më lart
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi Kuvendi ka zgjedhur për kryetar kandidatin e LVV-së, Dimal Bashën.
Abdixhiku e ka cilësuar këtë si një “një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj”.
Ai shkroi se kjo tregon nivelin e tyre, ndërsa për LDK-në tha se aspiron më lart, transmeton Zeri.info.
Shkrimi i plotë:
Kosova, siç s’e kishim menduar asnjëherë.
Një fitore e injorancës dhe një gabim i pafalshëm i mbështetësve të saj.
Gjithsesi ky është niveli i tyre. Kështu e projektojnë Republikën. Me këto vlera kanë zgjedhur të nderojnë dhe votuesit e popullin e Kosovës.
LDK aspiron më lart.
Kosova duhet të aspirojë lart. Aksidentet politike e triumfet e injorancës historike do të kapërcejnë. Dritë një ditë do të ketë.