Krasniqi: PDK-ja kërkon takim të grupeve parlamentare para nisjes së seancës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se kanë dorëzuar kërkesë zyrtare të kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari, për një takim mes grupeve parlamentare para se të propozohet emri për kryetar të Kuvendit nga LVV-ja.

Krasniqi tha se të njëjtën e kishin kërkuar edhe në seancën e kaluar, por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh, transmeton Zeri.info.

“Njëjtë sikur në vazhdimin e fundit të seancës, kemi kërkuar një konsultim 10-minutësh mes grupeve parlamentare edhe zyrtarisht, duke e adresuar këtë kërkesë te zoti Dehari”.

“Të takohemi me grupet parlamentare, nuk kemi konsultë mes nesh, por për të mundësuar konstituimin e Kuvendit dhe për t’u siguruar që LVV-ja nuk dëshiron ta japë një kandidat më të përgatitur për të qenë kryetar i Kuvendit”, tha Krasniqi para mediave. /Zëri