Katër vdekje të dyshimta gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër vdekje të dyshimta, të cilat po hetohen nga autoritetet.

Në Gjilan mëngjesin e së hënës një femër është gjetur pa shenja jete.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkohë në Podujevë është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, si dhe emergjenca ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Po ashtu një mashkull tjetër është gjetur pa shenja jete në Prizren, Policia ka njoftuar se, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkohë në Klinë, ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima mashkull kosovar dyshohet se është pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia. /Zëri