Brad Pitt blen një shtëpi në Los Angeles për 10 milionë euro
Brad Pitt bleu së fundmi një rezidencë në Los Angeles nga kitaristi kryesor i grupit “The Killers”, Dave Keuning dhe gruaja e tij Emilie Keuning, për 10 milionë euro.
Dave dhe Emilie fillimisht e nxorën në shitje vilën në stilin spanjoll për 12 milionë euro në qershor, pasi fillimisht paguan 8 milionë euro në vitin 2021.
E ndërtuar fillimisht rreth vitit 1989, shtëpia prej 8,385 metra katrorë ndodhet në lagjen prestigjioze Outpost Estates, e cila ka qenë shtëpia e personazheve të tjerë të famshëm, përfshirë Ben Affleck dhe Orlando Bloom.
Shtëpia me gjashtë dhoma gjumi ka një zyrë, një sallë filmash dhe dritare nga dyshemeja në tavan që ofrojnë pamje gjithëpërfshirëse të qendrës së Los Angeles dhe Oqeanit Paqësor.
Jashtë, ka një pishinë, kuzhinë të jashtme dhe verandë.
Përveç pronës në Hollywood Hills, Pitt bleu edhe një shtëpi në Los Feliz. Ai pagoi 5 milionë euro për atë pronë në vitin 2023, sipas të dhënave nga portali Mansion Global.
Zotëron gjithashtu Chateau Miraval, një punishte vere në Francë, e cila ka qenë objekt i një mosmarrëveshjeje ligjore midis tij dhe ish-gruas Angelina Jolie për njëfarë kohe.
Të dy ishin të përfshirë në një betejë ligjore për pronën pasi Jolie ia shiti aksionet e saj në vitin 2022 një kompanie që është degë e Stoli Group. Pitt pretendon se ky veprim shkeli kontratën që kishin pasur më parë.
Ata u shfaqën së fundmi së bashku në tapetin e kuq për premierën e filmit të fundit të Pitt-it “F1”, ku aktori i tha Access Hollywood se mbështetja e saj do të thotë shumë për të. /Telegrafi